Qytetarët po shqetësohen për zbritjen e parave nga 10%, vjen sqarimi i fundit nga Trusti

Qytetarët po shqetësohen për zbritjen e parave nga 10%, vjen sqarimi i fundit nga Trusti

16:57, 18/12/2020

Lidhur me pagesën e 10% ku qytetarët tashmë kanë aplikuar, për tërheqjen e parave, ka reaguar edhe Fondi për Siguri Pensionale, Trusti, shkruan Syri.net Kosova.

"kemi mesazhe për shqetësimet e bilancit që është zbritur në llogari dhe shumës për të cilën është aplikuar për 10%. Më së miri është që të prisni ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrolloni gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë. 
Për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, edhe informacioni i 10%-shit paraqitet në dy fusha: 1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet. Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin.", thuhet në sqarimin e Trustit.

Çështja teknike e pagesës së 10%-shit Të nderuar kontribuues, kemi mesazhe për shqetësimet e bilancit që është zbritur...

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Friday, December 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco