MTI ka një sqarim për bizneset Foto ilustruese

MTI ka një sqarim për bizneset

14:42, 18/12/2020

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për bizneset dhe organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, se në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/42 të datës 11/11/2020, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Inspektorati i Tregut sqaron se me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/42 për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19, respektivisht në pikën 20, 20.8 të këtij vendimi është përcaktuar lejimi i ushtrimit të veprimtarive, pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut.

Në listën e lejimit të ushtrimit të veprimtarive është edhe sektori i produkteve ushqimore respektivisht marketet.

Sqarimi i plotë: https://mti.rks-gov.net/Page.aspx?id=1%2C3%2C1087&fbclid=IwAR36Fp6rPkz7it6wahg96unh8QVzrD3kJHOuWYQpvaFFzdTTrLjzBeGLXdg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco