Kreu i gastronomëve thotë se të lejohen taksitë, e shërbimi ‘delivery’, kjo nuk ka logjikë

Kreu i gastronomëve thotë se të lejohen taksitë, e shërbimi ‘delivery’, kjo nuk ka logjikë

21:20, 17/12/2020

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi edhe një herë ka përsëritur kërkesat e  gastronomëve, që të lejohet shërbimi ‘delivery’, dhe ka parashtruar edhe kërkesa tjera në drejtim të Qeverisë Hoti, raporton Syri.net Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Po ashtu ai ka publikuar edhe të dhëna të cilat tregojnë dënimin që është bërë sektorit të gastronomisë.

‘Sipas hulumtimit te shoqates lidhur me ndikimin e pandemise ne gastronomi, kuptojme qe tani kemi 36% me pak punetore, apo nga perafersisht 27,000 punetore, kemi rreth 10,000 punetore me pak (2.7% rritje ne shkalle te papunesise).  Ne rrethanat aktuale, pa perkrahje ekonomike dhe me masat e vendosura, kjo situate mund te rendohet edhe me teper, sepse nga sondazhi i pergaditur, 56% te bizneseve kane raportuar qe do te duhet te largojne edhe me shume staf per te mbijetuar, apo 9,950 punetore te tjere, qe ndikon ne rritjen e shkalles se papunesise ne 5.5%’, ka shkruar Kllokoqi.

Ai ka thënë se urgjentisht duhet të lejohet shërbimi ‘delivery’.

‘Ndersa delivery duhet urgjentisht te lejohet (taxite te punojne e delivery jo, ska logjike!)’, u shpreh ai.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës Gjendja ekonomike eshte renuar, shume biznese kane falimentuar! Sipas hulumtimit te...

Posted by Petrit Kllokoqi on Thursday, December 17, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco