Pandemia afektoi edhe aeroportin, 50 % më pak udhëtarë dhe fluturime sivjet

Pandemia afektoi edhe aeroportin, 50 % më pak udhëtarë dhe fluturime sivjet

20:25, 16/12/2020

Pandemia ka afektuar edhe në aeroportin e Kosovës.

Sipas Valentina Garës nga Aeroporti “Adem Jashari” i Kosovës, në vitin 2020 ka pasur 50% më pak udhëtar e po ashtu edhe fluturime.

“Pandemia edhe te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur ndikim negativ gjatë këtij viti. Nëse flasim me shifra, krahasuar me vitin 2019 këtë vit kemi pasur përgjysmim të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të thotë se kemi pasur 50% më pak udhëtarë dhe fluturime se viti i kaluar”, tha Gara për RTV Dukagjinin.

Sipas saj të njëjtat trende priten për Aeroportin edhe në kohën e festave të fundvitit.

“I njëjti trend pritet të na përcjellë edhe gjatë muajit nëntor apo festave të fund vitit”, deklaroi më tej Valentina Gara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco