Deputeti akuzon komunën e Ferizajt se është vënë në shërbim të mafies së Betonit

Deputeti akuzon komunën e Ferizajt se është vënë në shërbim të mafies së Betonit

17:45, 16/12/2020

Deputeti i VV-së, Dimal Basha po akuzon pushtetin në Ferizaj se është vënë në shërbim të mafies së betonit, shkruan Syri.net Kosova.

"Mafia e betonit në Ferizaj vazhdon me operu sikur mos me pas shtet. Në krejt qytetin Komuna vazhdon me qenë në shërbim të Mafisë së Betonit duke dhënë leje ndërtimi për betonimin e qytetit pa asnjë kriter. 

Në rrugën “Emin Duraku,” rrethojat nuk ofrojnë asnjë siguri. Duhet me prit me vdek dikush tragjikisht për me fillu dikush me marrë masa.  
Trotuari publik është livru komplet, dhe tash përdoret për armaturë. Kjo sepse nuk ka asnjë kriter, dhe prandaj e shfrytëzojnë 100% të hapësirës për betonim, e trotuaret e rrugët i shkatërrojnë me iu shërby atyre për punë.", ka shkruar Basha në Facebook.

Sipas tij, krejt rrugët janë për gërdi nga lloçi, të bllokuara nga kamionë shumë herë pa asnjë leje, derisa njerëzit s’kane kah me kalu, e Komuna vazhdon me i akomodu dhe me qëndru e heshtur sikur nuk ndodh asgjë! 

Postimi i plotë:

Mafia e betonit në Ferizaj vazhdon me operu sikur mos me pas shtet. Në krejt qytetin Komuna vazhdon me qenë në shërbim...

Posted by Dimal Basha on Wednesday, December 16, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco