Shpend Ahmeti tregon pse u eleminuan 2005 biznese

Shpend Ahmeti tregon pse u eleminuan 2005 biznese

17:00, 16/12/2020

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike 2005 biznese, shkruan Syri.net Kosova.

"1. 726 biznese kanë qenë biznese të mesme ose të mëdha që nga ATK klasifikohen si biznese me qarkullim mbi 50,000 euro
2. 637 biznese të regjistruara sivjet - sepse ky fond nuk ishte për startup, pra ideja ka qenë biznese që pandemia i ka zënë në befasi
3. 300 biznese nga Komunat tjera - granti ka qenë për Prishtinë
4. 112 biznese - numri fiskal nuk ekziston në ATK
5. 57 biznese me numër fiskal të duplifikuar 
6. 54 biznese që nuk janë aktive më - granti ka qenë për biznese aktive", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike 2005 biznese 1. 726 biznese kanë...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, December 16, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco