Kosova e papërgatitur për nismat ekonomike rajonale

Kosova e papërgatitur për nismat ekonomike rajonale

15:20, 16/12/2020

Instituti RIINVEST, organizoi sot një debat me ekspertë ekonomie lidhur me Raportin e tij më të ri kërkimor që trajton inciativat për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal që po diskutohen në vazhdim të Procesit të Berlinit.

Këto inciativa që kanë për thelb një bashkëpunim, përkatësisht integrim më të madh ekonomik midis të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor ( BP6) në lidhmëri me proceset e integrimit Europian, vitin fundit janë promovuar me emra të ndryshëm si “Hapsira Ekonomike Rajonale”, “Mini Shengeni “, Tregu i Përbashkët”. Por, ato janë përcjellë edhe me dilema që ndërlidhen me relacionin e tyre dhe skepticizimin apo “lodhjen” për antarësim të vendeve të rajonit në BE si dhe lidhur me problement e pazgjidhura politike midis vendeve të rajonit, sidomos me raportet e Serbisë me Kosoven, pastaj edhe me Bosnjen dhe Hercegovinën si dhe me Malin e Zi.

Raporti ka analizuar gjithë këtë kontekst dhe ka shtruar nevojen që Kosova të paraqitet më proaktive dhe më e përgatitur në fazën e mëtejme duke dhënë edhe rekomandime për këtë.

 Ishte një mendim i përbashkët se Kosova duhet të forcojë prezencën në takimet zyrtare dhe të tjera akademike dhe në nivel të shoqrërisë civile lidhur me këto inciativa. Sidomos, pas marrveshjes së Vashingtonit dhe të dekleratçës së Kryeministartve të aprovuar në Samitin e Sofjes, nuk do të ishte produktiv hezitimi për të prezntuar shikimet dhe intersat tona në diskutimet e mëtejme.

Pjesëmarrja e institucionve të Kosovës duhet të jetë e barabartë me të gjitha vendet e tjera dhe e argumentuar. Qeveria e Kosovës duhet të analizojë me hollësi aspektet ekonomike dhe politike , në nivelin poltik dhe ekonomik, në nivel nacional dhe sektorial duke identifikuar qartë përfitimet dhe kostot. U tha se mungesa e këtyre analizave përbën një hendikep dhe kjo duhet të tejkalohet sa më shpejtë.

Raporti dhe debati vunë në dukje se përderisa perspektiva e integrimit, përkatësisht antarësimit të vendeve të BP6 në BE mbetet një orientim, procesi I bashkëpunimit rajonal në të gjitha format dhe përmbajtjet e tij dujet të jetë I ndërlidhur dhe sinergjik me integrimin në BE dhe si i tillë duhet të evitojë duplifikimin e aspekteve administrative dhe institucioanle, paradhomat e panevojshme, duke përfshirë këtu edhe tejkalimin e nevojës për një union doganor, pasiqë të gjitha vendet kanë një proces të bashkimit doganor me BE.

U theksua nevoja që lidhur me këtë çështje debati duhet të intesifikohet dhe pasurohet me analiza dhe studime gjithpërfshirëse në nivel qeveritar, akademik dhe në shoqërinë civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco