Skandali në SHSKUK, tender 10 milionë euro për spitalin që nuk figuron fare në buxhetin 2021

Skandali në SHSKUK, tender 10 milionë euro për spitalin që nuk figuron fare në buxhetin 2021

11:23, 15/12/2020

Instituti Demokratik i Kosovës, ka njoftuar se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) më 10 dhjetor 2020 ka shpallur tenderin për ndërtimin e spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.

KDI thekson se për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të Projektligjit për buxhetin e vitit 2021.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco