Gastronomët kërkojnë nga qeveria zgjatjen e orarit të punës

Gastronomët kërkojnë nga qeveria zgjatjen e orarit të punës

10:38, 15/12/2020

Që nga marsi e deri më tani, shëndeti publik dhe ekonomia e vendit tonë është goditur nga pandemia dhe masat e vendosura nga institucionet publike, thonë nga Shoqata e Gastronomëve. 

Ata tregojnë se i kanë pasur disa tentativa modeste për të ndikuar në ekonomi nga ana e shtetit, por fatkeqësisht të pasukseshme. Sa më shumë kohë që nuk jemi përkrahur ekonomikisht, dëmet janë përshkallëzuar edhe më shumë. 

Duke marrë parasysh situatën dhe mos-efektivitetin e masave, ne njëzërit edhe me odat dhe shoqatat tjera sektoriale, i bëjmë thirrje Qeverisë që të drejtojë fokusin drejtë çështjeve ekonomike dhe të ngrisë nivelin e dialogut publiko-privat. 

"Rrjedhimisht, ne konsiderojmë të domosdoshme zgjatjen e orarit të funksionimit të bizneseve dhe unifikimit të tij për të gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimi normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së", thonë nga ShGK-ja.

Sipas tyre respektivisht, sipas rezultateve të hulumtimit të SHGK-së, po të lejohej që bizneset të veprojnë në rrethana normale (pa kufizime kohore), 45% e bizneseve kanë raportuar që do t’iu duhet më shumë se një (1) vit për t’u rikuperuar. Ndërsa, 43% prej tyre janë shprehur se do t’iu duhet 3-12 muaj që të kthehen në gjendje normale të funksionimit. 

Për këto arsye, zgjatja e orarit pashmangshmërisht duhet të ndodhë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco