Lëndohen dy punëtorë të KEK-ut, kjo është gjendja e tyre

Lëndohen dy punëtorë të KEK-ut, kjo është gjendja e tyre

22:16, 14/12/2020

Dy punëtorë janë lënduar sot në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni Skënder Bucolli, duke treguar se të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Ai ka thënë se njëri nga punëtorët është i lënduar në kokë dhe do t’u nënshtrohet disa fotografimeve radiologjike, kurse tjetri ka pësuar lëndime në njërin gju, njofton Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco