Rasti Rekreaturs vlerësohet se është mashtrim

Rasti Rekreaturs vlerësohet se është mashtrim

11:04, 01/12/2020

Pushteti malazez i mundësoi disa personave, të cilët u shpërngulen nga Kosova në vitin 1999, të riregjistrojnë kompaninë “Rekreaturs”, e cila ishte në pronësi të asociacionit të punëtorëve nga Kosova dhe të bëhen zotërues të pronave jashtëzakonisht të vlefshme në Bregdetin Malazez: vendbanimit turistik Kamenovo, në afërsi të Budvës dhe procesit gjyqësor “K1”, i cili nga fillimi i viteve tetëdhjetë u zhvillua me Komunën e Ulqinit.

Që në fund të vitit 2001, administrata në Kosovë vërtetoi vendimin e Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë në të cilin thuhej se nuk janë bërë kurrfarë ndryshimesh sa i përket statusit apo selisë së ndërmarrjes Rekreaturs, gjë që nuk u morë parasysh nga ana e pushtetit malazez.

Disa muaj më vonë, në vitin 2002 “Atlas grupi” i biznesmenit Dushko Knezheviq e bleu për 60.000 euro kompaninë “Rekreaturs AD Budva”.

Vetëm sipas vendimit të Gjykatës Supreme për rastin “K1”, nga Komuna e Ulqinit në xhiro-llogarinë e kësaj kompani vjet shkuan 100 herë më shumë para, rreth 6,4 milion euro!

Vlera e pronës në Kamenovo, me sipërfaqe prej 33.000 metër katror, vlerësohet 14 milion euro dhe ajo është, 99,7%, në pronësi të “Atlas bankës”. 

Në vitin 2014, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ia aprovoi kompanisë “Rekreaturs” kushtet urbanistiko – teknike për gjirin Kamenovo. 
Sipas këtij dokumenti planifikues, të cilin e miratoi Qeveria, në prapatokën e plazhit Kamenovo parashihet ndërtimi i vendbanimit turistik me pesë yje.

Nga Agjencia Kosovare e Privatizim (AKP) kumtuan se nuk do të heqin dorë nga dëshmimi para gjykatave malazeze dhe ndërkombëtare se bëhet fjalë për mashtrim dhe se kompania “Rekreaturs AD Budva” s’është trashëguese e të drejtës së pronësisë. 

“Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave tona dhe në lidhje me “Rekreatursin” AKP-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale-juridike të parapara me ligjet në fuqi në Republikën e Malit të Zi dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve do të ndërmarrë hapa , në kuadër të mundësive të veta, për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave pronësore”, kumtuan nga AKP-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco