Basha: Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve

Basha: Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve

21:08, 30/11/2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga studio e Abc Neës me gazetarin Endri Xhafo, tha ndër të tjera se kur kanë kaluar 12 muaj nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, në terren nuk ndihet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve.

‘Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra.

Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë.

Pandemia e ka rënduar me tej gjendjen e banorëve më çadra.

Koha e pandemisë duhej të ishte përdorur për përfundimin e projekteve të ndërtimit.

Fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë. Prioritet i qeverisë, inceneratorët, tenderat sekretë.

Mentaliteti i propagandës mbi punën është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë 7 viteve.

Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish.

Koha e pandemisë nuk pengon një qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe që vendos njerëzit të parët që të përgatiste projektet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco