Qeveria u premton minatorëve se pagat do të dalin nesër

Qeveria u premton minatorëve se pagat do të dalin nesër

11:06, 19/11/2020

Të premten më së largu pritet që minatorët t’i marrin rrogat e tyre. Kështu ka bërë të ditur drejtori i njësisë për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike, Besnik Krasniqi.

Ai ka thënë se dje janë informuar se është marrë urdhëri për alokimin e mjeteve nga Ministria e Financave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, duke shtuar se para gjysmë ore është bërë procedimi i dokumentacionit përkatës për ekzekutimin e pagesës.

Ai ka thënë se më së largu pagat do të ekzekutohen nesër.

Krasniqi tutje ka shtuar se menaxhmenti dhe sindikata e pavarur e punëtorëve janë në dijeni për procedurat të cilat janë për alokimin e mjeteve.

“Menaxhmeti e sindikata e dinë procedurën, është një procedurë për alokimin e mjeteve. Deri nesër do t’i kenë paratë në llogari. Janë 1.1 milionë euro, 1 milion dalin sot ose nesër dhe 100 mijë dalin gjatë javës. Qeveria e Kosovës këtë vit përveç 1.1 milionë euro e ka subvencioni Trepçën edhe me 7.2 milionë euro në subvencione dhe investime kapitale, dhe pjesën tjetër në kuadër të Pakos së rimëkëmbjes, janë rreth 8.3 milionë euro dhe tash mbetet në dorë të menxhamentit që ta fillojnë riformatizimin e organeve”, ka thënë ai.

Krasniqi ka deklaruar se ka pasur mungesë të organizimit, duke shtuar se menaxhmenti nuk ka mbërritur t’i mbulojë shpenzimet e tyre.

“Ata nuk kanë mbërritur t’i mbulojnë shpenzimet e tyre dhe për atë kemi ardh këtu, Trepça i ka mbi 1400 punëtorë dhe shumica prej tyre nuk i kryejnë obligimet, është detyrë e bordit me i rikonstrukturu”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco