Jep dorëheqje Kryeshefi i ‘Trepçës’

Jep dorëheqje Kryeshefi i ‘Trepçës’

11:04, 19/11/2020 Nga Dardan Gashi

Mëngjesin e sotëm ka dhënë dorëheqje U.D i Kryeshefit të Trepçës Hysen Vrajolli.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Syri.net Kosova brenda kësaj ndërmarrje.

Sipas burimit, dorëheqja e Vrajollit vjen pas grevave të vazhdueshme të minatorëve për shkak të mospagesës së pagave për muajin tetor.

Vrajolli në këtë pozitë ishte emëruar në prill të këtij viti.

Kujtojmë se Qeveria në mbledhjen e kaluar ka miratuar shumën prej 1.1 milionë eurove për këtë ndërmarrje por që ende nuk janë ekzekutuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco