Punëtorët e Telekomit s’i kanë marrë pagat ende

Punëtorët e Telekomit s’i kanë marrë pagat ende

09:30, 19/11/2020

Të hënën punëtorët e Telekomit protestuan para Qeverisë së Kosovës e ku vendosen edhe të hynë në grevë.

Por më pas u arritjes së marrëveshjes mes Telekomit dhe kompanisë “Dardafon” me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës për zhbllokimin e llogarive, Sindikata e PTK-së vendosi që të pezullojë grevën.

Ndërkohë që punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre të muajit tetor.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se atyre i është premtuar që deri në fund të kësaj jave t’iu bëhen pagesat.

Megjithëse u arrit një marrëveshje, por që atë marrëveshje Balaj thotë se nuk e kanë siguruar për të parë se çfarë përmbanë.

“Menaxhmenti është zotuar që pagat do të dalin deri në fund të javës dhe se gjithashtu është duke u punuar që të kryhen pagesat dhe obligimet tjera e sidomos ato primarë që mundësojnë operimin e rregullt të ndërmarrjes. Sa i përket marrëveshjes së arritur me datën 16.11.2020m, ne nuk kemi arrit ta sigurojmë marrëveshjen, por do ta sigurojmë sepse ajo duhet të bëhet publike dhe të shihet së çfarë qëndron”, tha Balaj për kp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco