GAP: Ka trend të rënies së investimeve nga diaspora në sektorë të ndryshëm

GAP: Ka trend të rënies së investimeve nga diaspora në sektorë të ndryshëm

07:54, 19/11/2020

Berat Thaqi, hulumtues në Institutin GAP, ka thënë se ka një trend të rënies së investimeve nga diaspora në sektorë të ndryshëm shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Ai në Interaktiv ka thënë se derisa remitencat janë rritur gjatë kësaj periudhe, mërgimtarët nuk kanë qenë në gjendje të vijnë në Kosovë siç vijnë zakonisht dhe po ashtu nuk kanë shpenzuar në blerje të pronave siç kanë bërë viteve të kaluara.

“Ne si Institut e kemi parë të nevojshme ta bëjmë një analizë për ndikimin e diasporës në ekonomi të Kosovës gjatë pandemisë. Kjo çështja e remitencave ka marrë më shumë vëmendje te publiku, por janë lloje të shpenzimeve tjera apo investimeve nga diaspora që janë tepër me rëndësi për ekonominë e Kosovës”, ka thënë Thaqi. “Si shembull ata gjatë vizitave të tyre, e kemi vlerësuar se para pandemisë diku rreth 4.6 për qind të bruto produktit vendor shpenzojnë kur vijnë në Kosovë. Çfarë kemi parë është se vizitat nga jashtë qoftë përmes transportit ajror apo tokësor kanë rënë rreth 60 për qind dhe në një kalkulim të përafërt mund të përkthehet rreth 300 milionë euro humbje të hyrave për ekonominë e Kosovës me një ndikim veçanërisht negativ në disa sektorë si gastronomi, hotelieri apo të derivateve, pasi ata vijnë me vetura të tyre dhe shpenzojnë në Kosovë. Po ashtu një trend tjetër në rënie është edhe i investimeve të huaja direkte, e dimë se diaspora një pjesë të mirë të investimeve i adreson duke blerë banesa apo shtëpi, apo duke investuar në ndërtime të shtëpive të tyre. Kemi parë trend të rënies. Po ashtu kur vijnë sjellin edhe shumë dhurata. Shembull shumë prej diasporës sjellin vetura në Kosovë dhe kemi parë që importi i veturave ka rënie. I vetmi trend pozitiv i ndihmës nga diaspora është ai i remitencave, që përmes kanaleve zyrtare kemi një trend në rritje deri këto muaj, dhe është gjë mjaft e mirë. Edhe kësaj radhe te diaspora po dominon motivi altruist”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco