Shpendi e trazoi qeverinë me 1 miliardshin, ia kthen Ministria: Kemi vetëm 112 milionë në dispozicion

Shpendi e trazoi qeverinë me 1 miliardshin, ia kthen Ministria: Kemi vetëm 112 milionë në dispozicion

22:46, 18/11/2020

Pasi kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka trazuar institucionet se qeveria po i mban 1 miliard euro në banka e nuk po i ndihmon asnjë qytetari në këtë kohë të pandemisë, ka reaguar edhe Ministria e Financave përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

"Ministria e Financave sqaron opinionin publik lidhur me disa informata të pasakta lidhur me bilancin bankar që menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës", thuhet në reagimin e MF-së.

"Sipas të dhënave zyrtare (preliminare) të Thesarit për datën 17.11.2020, që bazohen në gjendjen e llogarive në BQK, bilanci bruto bankar është 459.77 milionë euro, i cili përmban mjete (rreth 134 milionë) të cilat përcaktohen si detyrime dhe nuk janë fonde të Qeverisë, por menaxhohen nga ajo, këto fonde janë: të hyrat vetanake të komunave, të hyrat e dedikuara, fondet në mirëbesim, mjetet nga huamarrja, grantet dhe donacionet, etj., të cilat bëjnë që bilanci bankar i shfrytëzueshëm (neto) i Qeverisë të jetë 325.67 milionë euro. Sipas rregullës fiskale, pragu minimal i bilancit neto (limiti i poshtëm) për vitin 2020 që duhet të mbahet (të mos shpenzohet) nga Qeveria e Kosovës është 213 milionë. Pra, në momentin që po e bëjmë këtë sqarim, janë 112.66 milionë Euro (325.66 bilanci neto – 213 minimumi i lejuar sipas rregullës fiskale) që mund të përdoren për shpenzime buxhetore. Pra, kjo shumë përfaqëson mjetet të cilat janë në dispozicion për shpenzim (bilanci i shfrytëzueshëm) dhe shpenzohen në pajtim me ndarjet buxhetore në Ligjin e Buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.", theksohet më tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

Ministria e Financave sqaron opinionin publik lidhur me disa informata të pasakta lidhur me bilancin bankar që...

Posted by Ministria e Financave / Republika e Kosovës on Wednesday, November 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco