Berisha: Shfrytëzimi i ujit nga hidrocentralet nuk e cenon ujin për pije dhe bujqësi

Berisha: Shfrytëzimi i ujit nga hidrocentralet nuk e cenon ujin për pije dhe bujqësi

22:48, 18/11/2020

Drejtori i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Ujore, Gani Berisha, ka folur në lidhje me procedurat ligjore për ndërtimin dhe menaxhimin e hidrocentraleve në vendin tonë.

Shoqëria civile është kundër hidrocentraleve në Grykën e Deçanit, ndërsa Berisha në emisionin Rubikon në Klan Kosovës tha se asnjë zhvillim në Kosovë nuk mund të ndodhë pa ndonjë degradim të mjedisit ku ndërtohet.

“Aspekti ligjor i shqyrtimit të akteve administrative për një operator për të fituar të drejtën e resursit ujor ndërlidhë disa nivele e institucione, që e bën shumë komplekse vendimmarrjen. Mesatarisht në Kosovë për një vendimmarrje të tillë duhen 5-8 vite, që nuk është aspak atraktive për investitorët e ndryshëm, duke pas parasysh edhe reagimet në lidhje me këtë proces dhe ndërhyrjet e ndryshme dhe sot jemi ku jemi”.

“KelKos ka filluar që nga viti 2012 me aplikimin për t’u pajisur me leje ujore dhe si parakusht ka qenë një pëlqim nga komuna dhe një pëlqim preliminar nga ZRE-ja. Ne vitin 2012 është krijuar një komision prej pesë anëtarëve që e ka shqyrtuar dhe sipas ligjit të vjetër që ka qenë në fuqi, iu ka dhënë leje ujore fillestare si parakusht për fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve”.

“Procesi i ndërtimit të tyre në terren ka pasur vështirësi, për shembull në planifikimin e parë kanë qenë të dizajnuara tre hidrocentrale në “Zallin e Rupes” dhe në emër të tij është bërë degradimi i asaj pjese”.

“Në vitin 2016 analizat kanë treguar se ai terren është i papërshtatshëm dhe në disa aspekte edhe i rrezikshëm për jetën e atyre banoreve për aspektin se nuk është ujëmbajtës”.

“Shfrytëzimi i ujit nga hidrocentralet nuk e cenon ujin për pije dhe bujqësi. Me rregullat që iu jepen me akte administrative, nëse paraqitet nevoja për ujë për pije ose bujqësi, automatikisht duhet me e ndalë punën”.

“E kam gabim nëse them se nuk e degradojmë ambientin, por asnjë zhvillim nuk mund të ndodhë pa ndonjë degradim të mjedisit ku ndërtohet. Tregu i Kosovës nuk mund t’i ikë këtij procesi”, u shpreh Berisha, i cili prezantoi edhe disa fotografi nga ndërtimi i hidrocentraleve në Austri.

“Në aspektin ligjor lirisht mund të konstatoj që ndërtimi i hidrocentraleve, të paktën këto që janë në procedurë, është një proces i pakthyeshëm. S’mund të ndalen. Por unë jam shumë optimist që me angazhmin e shoqërisë civile dhe niveleve tjera brenda institucioneve të Kosovës do të arrijmë me shumë sukses që ta monitorojmë gjatë fazës së operimit të këtyre hidrocentraleve, që të paktën minimumi ekonomik të respektohet në masë të madhe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco