Ja cilat janë tri kompanitë e interesuara për investime strategjike në hotelin 'Grand'

Ja cilat janë tri kompanitë e interesuara për investime strategjike në hotelin 'Grand'

22:08, 18/11/2020

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, të mërkurën, mbajti mbledhjen e radhës, ku vendosi për formimin e dy grupeve operacionale për shqyrtimin e aplikimeve të investitorëve potencial strategjikë, duke u bazuar në Ligjin për investime strategjike, shkruan Syri.net Kosova.

"Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, tha se ky komision po punon në mënyrë intensive për shkak të modaliteteve, duke marrë parasysh rëndësinë e investimeve strategjike për Republikën e Kosovës", thuhet në njoftimin e MTI-së.

Komisioni i dha dritën e gjelbër me vota unanime formimit të grupit operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve për Statusin Investim Strategjik të “Hotel Grand” për të cilin kanë shprehur interesim tre investitorë të mundshëm strategjikë: Abrazem LLC, Bau Investment LLC dhe Hill Rome LTD.

Njoftimi i plotë:

Formohen edhe dy grupe operacionale për shqyrtimin e aplikimeve për investitor strategjik Prishtinë,...

Posted by Ministria e Tregtisë dhe Industrisë on Wednesday, November 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco