Reagojnë edhe tri ambasada për grantin komunal, ja çka kërkojnë

Reagojnë edhe tri ambasada për grantin komunal, ja çka kërkojnë

19:16, 18/11/2020

Ambasadat e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë janë të shqetësuara për diskutimet dhe lajmet e fundit për Grantin e Performancës Komunale, të cilin e financojmë së bashku me Ministrinë e Pushtetit Lokal në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Konsiderojmë se duhet ta informojmë publikun për qëndrimin tonë në këtë drejtim.
Granti i Performancës Komunale është skemë e granteve që nxitë qeverisjen e mirë dhe ofrimin e mirë të shërbimeve komunale. Gjatë disa viteve të fundit ka treguar përmirësime të matshme në performancën komunale. Ne i vlerësojmë komunat për përpjekjet e tyre dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e tyre.

Granti i Performancës Komunale është skemë e granteve të cilën e bashkë-financojmë së bashku me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Skema e grantit zbatohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe HELVETAS Swiss Intercooperation. Ekspertët tanë janë duke punuar së bashku me Ministrinë gjatë tërë procesit. Kjo bëhet në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit etik.
Granti i Performancës Komunale është shembull i një mekanizmi të drejtë, transparent,  teknik dhe besojmë se mund të shërbejë si model për skemat e ardhshme. Kjo është njohur edhe në raportin më të fundit të progresit të BE-së.
Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të luajnë një rol konstruktiv në fuqizimin e mëtejshëm të Grantit të Performancës Komunale. Grantet duhet t’i ndahen komunave me performancën më të mirë në Kosovë.", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Deklarata e plotë:

Joint press statement of the Embassies of Switzerland, Sweden and Norway regarding the Municipal Performance Grant The...

Posted by Decentralisation and Municipal Support - DEMOS on Wednesday, November 18, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco