Ndërhyrje në proces/Shoqëria civile reagon për grantin e përformancës komunale

Ndërhyrje në proces/Shoqëria civile reagon për grantin e përformancës komunale

19:13, 18/11/2020

Organizatat e shoqërisë civile kanë ndjekur me shqetësim, përpjekjet për ndërhyrje në procesin e vlerësimit të grantit të performancës komunale, i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Qeverisë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, shkruan Syri.net Kosova.

"Granti i performancës komunale është e vetmja skemë qeveritare, e cila që nga viti 2017, ka ranguar komunat dhe ka ndarë fondet mbi baza meritore, duke evituar një praktikë të keqe të investimeve të Qeverisë mbi preferenca partiake. Granti i perfomancës është vlerësuar si skema më kredibile edhe në kuadër të raportit të Komisionit Evorpian për Kosovën duke vlerësuar skemën e grantit, “si një skemë të pa-politizuar, të bazuar në transparencë dhe rregulla”. Prandaj organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile vlerësojnë se përpjekjet e vazhdueshme të motivuara politikisht, për të interferuar në një proces kredibil të vlerësimit ku janë të përfshirë edhe vet akterët e shoqërisë civile në cilësinë e monitoruesve si dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, është një përpjekje për të dëmtuar të vetmen skemë qeveritare, e cila ndër vite ka dëshmuar kredibilitet duke ndikuar në rritjen e performancës së shërbimeve komunale dhe respektimin e parimeve të qeverisjes në nivelin lokal të qeverisjes.", thuhet në deklaratën e përbashkët të shoqërisë civile.

Kërkojmë nga përfaqësuesit e komunave dhe akterët tjerë, të ndërpresin menjëherë çdo ndërhyrje në procesin e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës, për t’i hapur rrugë finalizimit të këtij procesi në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

Lexoni deklaratën e plotë:

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile lidhur me grantin e performancës komunale Organizatat e...

Posted by Iniciativa për Progres - INPO on Wednesday, November 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco