Në 15 ditëshin e parë, dënohen me 5 %, kurse, kur kalojnë 45 ditë nga skadimi i regjistrimit, duhet të paguani aq sa kushton regjistrimi i makinës nga fillimi.
Lidhur me këtë ka reaguar Oda e Afarizmit të Kosovës, e cila shprehet e shqetësuar lidhur me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi pasi që i njëjti është tejet i dëmshëm si për qytetarët ashtu edhe për bizneset ku pagesa e regjistrimit të veturës shkon deri në 100% të vlerës fillestare.
"OAK është duke pranuar në vazhdimësi ankesa nga bizneset lidhur me Udhëzimin e ri mbi implementimin e sistemit bonus- malus për persona juridik dhe persona fizik të miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës e cila ka hyrë në fuqi me 01 nëntor 2020" thuhet në reagim.
© SYRI.net