Hidrocentralet në Deçan/Vetëvendosje fton në interpelancë Blerim Kuçin

Hidrocentralet në Deçan/Vetëvendosje fton në interpelancë Blerim Kuçin

20:36, 12/11/2020

Kur shteti degradohet e dëmtohet rëndë nga Qeveria, duhet medoemos të gjesh mekanizma ta shpëtosh nga ata që janë të thirrur ta ruajnë, shkruan Syri.net Kosova.

"Bashkë me Grupin Parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE! kemi paraqitur kërkesën për interpelancë me Ministrin Blerim Kuçi për dhënien e jashtëligjshme të lejes mjedisore dhe lejes ujore nga Ministria për kompaninë “Kelkos” për dy hidrocentrale në grykën e Deçanit.
Për të bërë shkeljen krejt evidente, komisioni i ministrisë ka lejuar ndarjen e hidrocentraleve duke lëshuar kështu leje të veçanta për secilin hidrocentral (HC Deçani dhe HC Belaja) përderisa ky projekt që nga fillimi në aspektin mjedisor është paraqitur si NJË kaskadë me NJË pëlqim Mjedisor dhe NJË Vlersim të Ndikimit në Mjedis.

Ndarja e hidrocentraleve është në kundërshtim me ligjin në fuqi, pasi ligji parasheh që pas ndërtimit dhe skadimit të lejes së hidrocentraleve, mjedisi duhet kthyer në gjendjen e mëparshme.", ka shkruar deputetja Mimoza Kusari-Lilaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur shteti degradohet e dëmtohet rëndë nga Qeveria, duhet medoemos të gjesh mekanizma ta shpëtosh nga ata që janë të...

Posted by Mimoza Kusari on Thursday, November 12, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco