Mustafa nga vetizolimi me FMN-në diskuton për subvencionet

Mustafa nga vetizolimi me FMN-në diskuton për subvencionet

19:09, 12/11/2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim pune virtual dhe nga shtëpia në vetizolim me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), shkruan Syri.net Kosova.

"FMN në këtë takim ishin të përfaqësuar nga Shefi i Misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella, nga përfaqësuesja regjionale për Ballkanin perëndimor dhe kryesuese e zyrës për Kosovë, Stephanie Eble si dhe nga Amanda Edwards e Zyrës Përfaqësuese të Përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor bashkë me një ekip më të gjerë të ekspertëve.
Në takim me ministrin Mustafa, ndër tjerash u diskutua mbi subvencionet në bujqësi - dizajnin aktual dhe rezultatet si dhe për masat e MRP (mitigation recovery package) dhe pritshmëritë e zbatimit të tyre.", thuhet në njoftimin e MBZHR-së.

Postimi i plotë:

Ministri Mustafa diskutoi mbi subvencionet në bujqësi me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) Prishtinë,...

Posted by Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural on Thursday, November 12, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco