Takimi me Aleancën Kosovare të Bizneseve/ Meta: U njoha me shqetësimin e tyre për shtimin e pengesave ….

Takimi me Aleancën Kosovare të Bizneseve/ Meta: U njoha me shqetësimin e tyre për shtimin e pengesave ….

17:42, 12/11/2020

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku ndër të tjera u njoh edhe me shqetësimet për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.

U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore. 

Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco