Afera e 2 milionëshit/Krimet Ekonomike intervistojnë zyrtarin kryesor financiar të MI-së

Afera e 2 milionëshit/Krimet Ekonomike intervistojnë zyrtarin kryesor financiar të MI-së

16:25, 12/11/2020

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë intervistuar zyrtarin kryesor Financiar të Ministrisë së Infrastrukturës, Besnik Hajdari, për vjedhjen e 2.1 milionë eurove që ndodhi para disa ditësh, raporton Syri.net Kosova.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se Hajdari është pyetur për transferin e 2.1 milionë eurove, dhe për mos kërkesën e mbylljes së llogarisë së zyrtarit, me emrin e të cilit u krye transferi.

Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Fadil Fazliu, me llogarinë e të cilit ishte kryer transferi i kundërligjshëm prej 2 milionë e 77 mijë euro, ishte transferuar me vendim të ish-sekretarit të ministrisë, Betim Reçica, në Njësinë e Patentë Shoferëve në Mitrovicë më 14 janar të këtij viti,raporton Syri.net Kosova.

Por, pas këtij transferi, as Betim Reçica, e as Besnik Hajdari nuk kishin bërë kërkesë zyrtarisht për ta mbyllur llogarinë e zyrtarit Fazliu, që më herët ishte zyrtar certifikues i ministrisë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e kishte bërë përgjegjës Zyrtarin Kryesor Administrativ dhe Zyrtarin Kryesor Financiar, që nuk kishin bërë kërkesë për mbyllje të kësaj llogarie.

Besnik Hajdari, si Zyrtar Kryesor Financiar, as pas 10 muajve që zyrtari certifikues ishte bërë transfer nuk kishte shkruar asnjë kërkesë në thesar që llogaria t’i mbyllej zyrtarit që më nuk e ushtronte detyrën e certifikuesit./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco