Hotit i del punë edhe me punëtorët e KEK-ut, e paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë falimentimin

Hotit i del punë edhe me punëtorët e KEK-ut, e paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë falimentimin

15:01, 12/11/2020

Sindikata e Re e KEK-ut e ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se nuk do të tolerohet falimentimi i KEK-ut, siç po ndodh me ndërmarrjet tjera publike dhe njëkohësisht ka kërkuar mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të kësaj korporate.

“Përmes kësaj shkrese, i bëjmë me dije Qeverisë së Kosovës, se nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodh me ndërmarrjet tjera publike dhe njëkohësisht kërkojmë që mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut, të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrje për të pasur prodhim stabil me energji elektrike si dhe për të mbajtur 4000 familje, mos të prekën, apo të transferohen për qëllime tjera, përndryshe jemi të detyruar dhe të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim sindikal”, thuhet në shkresën e nënkryetarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco