Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër, ndërkaq leja është dhënë për 40 vjet.
Deputeti i VV'së, Artan Abrashi, ka paralajmëruar burg për skandalin e hidrocentraleve.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se në kushte kur Kuvendi i Kosovës ka formuar Komision Hetimor për çështjen e Hidrocentraleve, vazhdon i papenguar procesi i licencimit të tyre mbi baza të dyshimta ligjore.
Deputetja e LVV, Fitore Pacolli ka thënë se ZRRE ia paska lëshuar leje për 40 vite Kelkos-it për të zhvilluar veprimtarinë shkatërruese.
Ndryshe, pak para votimit për dhënien e lejes, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kishte mohuar se kompanisë Kelkos i është dhënë leje për operim të hidrocentraleve në Bjeshkët e Deçanit.
Ai ka thënë se kjo kompani është në proces, porse ende nuk i ka plotësuar kushtet.
Kuçi ka shtuar se leja do t’i jepet pasi t’i plotësoj kushtet.
“Gjithçka që ka qenë një procedura e është ligjore, Kelkos jo sepse është në proces, ka pas me i plotësu disa kushte por ende nuk i kemi dhënë leje mjedisore. Kjo temë nuk është e mëngjesit sepse duhet me i pyet mekanizmat shtetëror që i kemi, në moment që i plotëson të gjitha kushtet ne i japim leje, por deri tash nuk i ka plotësuar”, ka thënë ai.