Krasniqi: BQK po i çon bizneset drejt falimentimit

Krasniqi: BQK po i çon bizneset drejt falimentimit

11:20, 12/11/2020

Skënder Krasniqi, kryetar i Bordit të Odes së Afarizmit të Kosovës, po konsideron se politikat e BQK-së po bëjnë që biznesi në kohë pandemie të jetë në prag të falimentimit. Ai thotë se si shkak i politikave të BQK-së as bizneset e reja nuk po mund të futen në treg.

“Kemi kërkuar që të ulët norma e interesit e Bankës Qendrore në 1.7 për bankat komerciale. Kjo sepse BQK-ja është e vetmja bankë në Evropë që nuk e ka ulur normën e interesit karshi bankave komerciale. Bankat tjera e kanë ulur deri në 0.25 për qind, çka afekton në uljen e drejtpërdrejt të normës së interesit të bankave komerciale. Bankat nuk po financojnë kreditë e bizneseve të reja. Po shikojnë në detaje aplikimet e tyre. Bankat nuk po dëshirojnë që të futen në risk, ani pse risku i tyre deri më tani ka qenë më i ulëti në rajon”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Ai tha se Oda ka pasur takim me Guvernatorin dhe i ka adresuar shqetësimin e bizneseve që kanë ndajë bankave.

“Deri me tani BQK-ja vetëm një kërkesë tonën e ka adresuar. Ne patëm kërkuar që kur të bëhen pagesat në blerje nga qytetarët të mos u merret përqindja për blerjen që e bëjnë në markete. Ata e kanë zgjidhur këtë problem nga shkurti i këtij viti. Pra, tash çdo qytetarë që paguan me kartel në market, banka nuk merr interes për blerje”, tha kryetari i OAK.

Ai ka treguar se barrë e madh po bije mbi bizneset kur po ka blerje nga ana e qytetarëve nëpër ndërmarrje.

“A dini çfarë po ndodhë? Po i merr para biznesit 1.5 deri në 3 për qind të shumës së blerë. Paramendoni një qytetar blenë në një bizneset me mall me kartelë, në vlerë deri në 10 mijë euro, biznesit i ndalën 300 euro për blerjen që është bërë me kartelë. Pra i merret 3 për qind e shumë se blerë ja merr banka vetëm që ka blerë me kartel. E, 3 për qind sikur t’i kishte biznesi fitim do të ishte sukses. Kjo është padrejtësi dhe politikë shumë e keqe që BQK-ja është duke e lejuar. Të kemi parasysh BQK-ja i përcakton rregullat për bankat komerciale”, thotë tuje Krasniqi për lajminet.

Ai tregon se Bana Qendrore ka marr vendim që çdo parat e imët që i dorëzon banka komerciale te ta, 5 për qind i merr ajo.

“E çka po ndodhë tash, bankat komerciale u marrin para bizneseve për dorëzimin e parave të imta 5 deri në 8 për qind që është ekstrem e madhe. Këto ditë, një biznes kishte shkuar t’i dorëzojë para të imta në bankë, ata i kanë kërkuar 250 euro, pra ia kanë marr 5 për qind të qarkullimit për dorëzimin e parave”, shtoi tutje Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco