Komuna e Prishtinës po jep subvencione për bujqit, ja ku mund të aplikoni

Komuna e Prishtinës po jep subvencione për bujqit, ja ku mund të aplikoni

12:43, 20/10/2020
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione të ndara në të gjitha kategoritë që do të përkrahen fermerët e Prishtinës.
 
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar edhe vlerat të cilat do të i përfitojnë bujqit nga këto subvencione
 
Shkrimi i plotë:
Drejtoria e Bujqësisë ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione të ndara në të gjitha kategoritë që do të përkrahen fermerët e Prishtinës.
-Blegëtoria me 150,000.00 €
- Bletaria me 50,000.00 €
- Pemëtaria me 70,000.00 €
-Perimtarisë 20,000.00€
-Shpezëtarisë 40,000.00€
Thirrja për aplikim do të jetë e hapur nga 20 Tetor deri më 03 Nëntor 2020.
Hollësitë i gjeni në vegëzën: https://bit.ly/2IOQUGv
Gjithmonë në përkrahje të fermerëve tanë!
Suksese!
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco