Kompensimi i dëmeve në bujqësi/ Këto janë komunat që përfitojnë nga dy milionëshi i qeverisë

Kompensimi i dëmeve në bujqësi/ Këto janë komunat që përfitojnë nga dy milionëshi i qeverisë

09:21, 20/10/2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve në ekonomitë bujqësore, të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.

 

Sipas Qeverisë, shuma e ndarë është rreth 2 milionë euro dhe do të përfitojnë 21 komuna.

“Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të datës 5 korrik 2020, për ndarjen e mjeteve për kompensimin e dëmeve në ekonomitë bujqësore, të shkaktuar nga fatkeqësitë elementare natyrore në shumën prej 1,999,910 euro. Përfitues do të jenë ekonomitë bujqësore në komunat: Istog, Pejë, Viti, Kaçanik, Vushtrri, Klinë, Rahovec, Mitrovica e Jugut, Prishtinë, Drenas, Skenderaj, Prizren, Fushë Kosovë, Shtime, Podujevë, Mamushë, Leposaviq, Gjilan, Suharekë, Dragash dhe Kamenicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, kryeministri Avdullah Hoti kishte njoftuar se është bërë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi.

“Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë! Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes!”, kishte shkruar Hoti në Facebook.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa kishte deklaruar se, brenda javës do të fillojnë pagesat e subvencioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco