Vendimi i 17 tetorit rrezikon mbylljen e qindra bizneseve dhe largimin e mijëra puntorëve nga puna

Vendimi i 17 tetorit rrezikon mbylljen e qindra bizneseve dhe largimin e mijëra puntorëve nga puna

15:30, 19/10/2020

Unioni i Turizmit të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr.056617 të datës 17.10.2020 ku në pikën 2 të këtij vendimi atakohet direkt sektori I Hotelierisë e konkretisht anulimi i seminareve, konferencave dhe punëtorive të ndryshme ku të gjitha kto biznese në mënyrën strikte respektojnë masat dhe rregulloret nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sektori i hotelerisë që nga fillimi i Pandemisë COVID 19 ka qenë më i atakuari ekonomikisht dhe seminarët janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje, pasi që sic e dimë të gjithë numri i vizitorëve në këtë kohë pandemie është tepër i vogël dhe kto biznese janë në prag të mbylljes totale.

Shkatërrimi i bizneseve për shkak të vendimeve pa hulumtim dhe analizë dëmton sektorët në përgjithësi, andaj para se të mirren vendime duhet analizuar dhe hulumtuar shkaqet dhe pastaj të veprohet tek ata sektorë të cilët në rend të parë nuk i përmbahen rregullave dhe formave të parapara me vendimet e Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë dhe që potencialisht mund të jenë shkaktarë të përhapjes së infektimeve me COVID 19.

Sektori I hotelierisë është një sektor i cili për pjesën e seminareve, konferencave dhe trajnimeve ka respektuar në përpikshmëri të gjitha masat e dalura nga institucionet përgjegjëse, andaj kërkohet rishikimi e këtij vendimi me qëllim të evitimit të mbylljes së qindra bizneseve dhe largimit nga puna të mijëra punëtorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco