Temperaturat ekstreme, rajoni i Piemontit në Itali ndalon dërgesat me biçikletë dhe motor gjatë orëve më të nxehta të ditës

Temperaturat ekstreme, rajoni i Piemontit në Itali ndalon dërgesat me biçikletë dhe motor gjatë orëve më të nxehta të ditës

07:21, 03/07/2025

Rajoni i Piemontit, me kryeqytet Torinon, është i pari në Itali që ka vendosur të ndalojë dërgesat me biçikletë apo motor gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Ky ndalim prek rreth dhjetë mijë punonjës në të gjithë Piemontin dhe përcakton se kur rajoni ndodhet në alarm të jashtëzakonshëm për shkak të nxehtësisë, nga ora 12:30 e ditës deri në orën 16:00 punonjësit e dërgesave duhet të ndërpresin punën.

Kjo masë ka hyrë tashmë në fuqi për punonjësit në sektorin bujqësor dhe ndërtim. Vendimi u mor pas një denoncimi të një sindikate italiane, e cila zbuloi se një kompani e njohur i kishte njoftuar punonjësit e shërbimeve të shpejta të ushqimit se sa më shumë të rritej temperatura, aq më shumë do të paguheshin.

Praktikisht, një lloj “bonus nxehtësie”. Sindikata italiane Cgil theksoi se kjo qasje rrezikon shëndetin e punonjësve dhe asnjë fitim shtesë nuk mund të justifikojë një trajtim të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco