Vala e të nxehtit në Evropë/ Franca mbyll centralet bërthamore

Vala e të nxehtit në Evropë/ Franca mbyll centralet bërthamore

21:29, 30/06/2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor ‘Golfech’, në jug të vendit në përgjigje të nxehtësisë ekstreme në zonë.

Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”, tha sot EDF-ja.

Vala e të nxehtit në Francë, me temperatura që arrijnë 40 gradë Celsius, pritet të vazhdojë deri në mesjavë.

Gjithashtu në Francë janë mbyllur gati 200 shkolla për shkak të valës së nxehtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco