Sllovenia pritet të bëhet vendi më i fundit evropian që lançon një vizë dixhitale për nomadët, duke synuar të tërheqë profesionistë që punojnë në distancë dhe të nxisë turizmin afatgjatë. Viza, e cila do të jetë e vlefshme për një periudhë 12-mujore, pritet të hyjë në fuqi më 21 nëntor 2025.
E krijuar për shtetasit jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane, viza do të u lejojë aplikantëve të punojnë vetëm për punëdhënës ose klientë jashtë Sllovenisë. Kjo përfshin të punësuarit nga kompani të huaja si dhe të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndërkombëtare.
Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacion që provon të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin e tyre dhe të familjarëve të tyre, nëse ata i bashkohen. Megjithatë, as aplikanti dhe as anëtarët e familjes nuk lejohen të punojnë për kompani sllovene.
Aplikimi do të mund të bëhet online ose përmes ambasadave dhe konsullatave të Sllovenisë. Viza nuk është e rinovueshme, ndaj për të aplikuar sërish, personi duhet të ketë kaluar të paktën gjashtë muaj jashtë vendit pas skadimit të lejes së parë.
Sllovenia ofron një kosto jetese të përballueshme dhe ambiente të favorshme për punë në distancë, sidomos në qytetet si Lubjana, Maribor dhe Kranj, duke e bërë vendin një destinacion gjithnjë e më tërheqës për nomadët dixhitalë. Ajo i bashkohet tashmë vendeve të tjera evropiane si Italia, Gjermania dhe Greqia në këtë nismë.
© SYRI.net