Vatër zjarri në Ksamil, flakët përfshijnë kodrat pranë Pemës së Thatë, ndërhyrja e vështirë për zjarrfikësit

19:37, 26/06/2025

Ndërsa situata e zjarrit në zonat e Lëkurësit, Metoqit dhe Çukës është drejt normalizimit dhe flakët janë thuajse të shuara, një vatër e re zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në kodrën me pemishte në zonën drejt Pemës së Thatë, në Ksamil.

Terreni i thyer dhe i vështirë po e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke rritur rrezikun që flakët të përhapen me shpejtësi në sipërfaqe të tjera të gjelbërta. Autoritetet janë njoftuar dhe po vlerësojnë alternativat për ndërhyrje nga toka ose nga ajri, në mënyrë që vatra të izolohet sa më shpejt.

Ndërkohë, strukturat e emergjencës po vijojnë të monitorojnë nga afër zonat e prekura më herët për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Banorët dhe vizitorët e zonës së Ksamilit janë paralajmëruar për të shmangur lëvizjet në zonën e rrezikut dhe për të raportuar çdo shenjë tymi apo zjarri pranë autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco