Ministria e Mbrojtjes së Izraelite: Nëse do të kishim gjetur Khamenein, do ta kishim vrarë

Ministria e Mbrojtjes së Izraelite: Nëse do të kishim gjetur Khamenein, do ta kishim vrarë

19:37, 26/06/2025

Izraeli do të kishte vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nëse do të kishte pasur mundësi gjatë luftës 12-ditore mes dy vendeve, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

“Nëse Khamenei do të kishte qenë brenda fushës sonë të veprimit, ne do ta kishim eliminuar,” u shpreh Katz gjatë një interviste për transmetuesin publik Kan. “Por ai e kuptoi rrezikun dhe kaloi në fshehtësi të thellë, duke ndërprerë komunikimet me komandantët që zëvendësuan ata që u eliminuan. Prandaj, në fund, kjo nuk ishte realisht e mundur.

Më 13 qershor, në fillim të konfliktit, Izraeli kreu një seri goditjesh që vranë disa komandantë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë lënë të kuptohet në të kaluarën se, në rast të një konflikti të ashpër, jeta e Khameneit mund të vihej në rrezik, duke e parë si pjesë të një strategjie më të gjerë për ndryshimin e regjimit në Iran. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco