‘Europa do paguajnë më shumë...’/ Shefi i NATO-s Rutte flet për sms private të publikuar nga Trump

‘Europa do paguajnë më shumë...’/ Shefi i NATO-s Rutte flet për sms private të publikuar nga Trump

09:44, 25/06/2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se nuk ka asnjë shqetësim që presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh privat që i kishte dërguar atij, ndërsa udhëtonte drejt Holandës për samitin e liderëve të NATO-s.

“Çfarë i thashë në atë mesazh është plotësisht e saktë dhe nuk kam asnjë problem që ai e ndau publikisht”, tha Rutte gjatë fillimit të samitit në Hagë. “Mendoj se është thjesht një deklaratë faktike.”

Mesazhi, i publikuar nga Trump në platformën e tij Truth Social të hënën, lavdëronte përpjekjet e tij për të nxitur vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

“Do të arrini diçka që asnjë president amerikan për dekada nuk e ka arritur. Europa do të paguajë më shumë, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj”, kishte shkruar Rutte në mesazh.

Një gazetar e pyeti nëse publikimi i këtij mesazhi e kishte shqetësuar.

“Absolutisht jo”, u përgjigj shkurt Rutte.

Gjatë të njëjtës udhëtim drejt Europës, Trump nuk shprehu mbështetje të plotë për nenin 5 të traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtje të përbashkët në rast sulmi ndaj një anëtari. Megjithatë, Rutte theksoi se është i bindur për angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës.

“Sipas meje, është e qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara plotësisht ndaj NATO-s dhe ndaj nenit 5. Po ashtu, ekziston edhe pritshmëria – që do të përmbushet sot – që Kanadaja dhe vendet europiane do të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen,” shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco