Tragjedi në Turqi, ndërron jetë influencerja e njohur turke! Bëri operacioni estetik për ta reklamuar në instagram

Tragjedi në Turqi, ndërron jetë influencerja e njohur turke! Bëri operacioni estetik për ta reklamuar në instagram

16:42, 24/06/2025

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e rrjeteve sociale këtë të martë, më 24 qershor. Ana Bárbara Buhr Buldrini, modele dhe influencuese e njohur me emrin Ana B., ka ndërruar jetë më 18 qershor gjatë muajit të mjaltit në Turqi, ku ndodhej me bashkëshortin e saj, artisti plastik Elgar Sueia.

Sipas informacioneve të bëra publike, Ana kishte zgjedhur Turqinë si destinacion jo vetëm për pushime, por edhe për të realizuar një bashkëpunim publicitar me një klinikë estetike. Influencerja kishte pranuar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të trefishtë kirurgjikale, që përfshinte një liposuksion të plotë, në këmbim të një publikimi promovues në rrjetet e saj sociale.

Fatkeqësisht, ndërhyrja që në fillim dukej se po shkonte normalisht, mori një kthesë tragjike sapo Ana doli nga anestezia. Ajo pësoi aritmi kardiake, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta reanimuar, nuk u arrit të shpëtohej.

Image

Klinika ku ndodhi ngjarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë, ndërsa lajmin e hidhur e ka ndarë vetë bashkëshorti i saj, i cili sqaroi se ndërhyrja ishte pjesë e një marrëveshjeje publicitare.

“Ishte një bashkëpunim me klinikën në këmbim të një postimi. Humbja e gruas së jetës sime më ka lënë pa fjalë. Uroj që drita e saj të vazhdojë të shkëlqejë atje ku ndodhet”, ka shkruar ai.

Ana B. kishte mbi gjysmë milioni ndjekës në Instagram, ku ndante përmbajtje të lidhura me modën, stilin e jetesës, udhëtimet dhe spiritualitetin. Për shumë ndjekës, ajo ishte bërë një pikë referimi në botën digjitale.

Pas tragjedisë, autoritetet turke kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar rrethanat e plota të vdekjes. Klinika është inspektuar, është hapur një procedurë ligjore dhe priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e ndarjes nga jeta të Ana Bárbara Buhr Buldrinit.

Një jetë e re, një talent në ngritje, e shuar në mënyrë të papritur në emër të bukurisë dhe imazhit në rrjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco