Përballë frikës së një konflikti më të gjerë, shumë qytetarë iranianë po largohen drejt vendeve fqinje në kërkim të sigurisë. Pas ditësh me sulme ajrore dhe tensione në rritje, turma njerëzish janë drejtuar drejt kufijve me Armeninë, Azerbajxhanin dhe Turqinë, duke kërkuar strehim të përkohshëm deri në qetësimin e situatës në vendin e tyre.
Një nga ta është Andranik Harutyunyan, një 84-vjeçar armen nga qyteti i Isfahanit, i cili arriti të kalojë në Armeni përmes pikës kufitare në Meghri. “Zonat pranë ndërtesave qeveritare po bombardoheshin. Por vetë qytetet mbetën të qeta”, tha ai, duke shtuar se shumica e armenëve etnikë në Iran ende hezitojnë të largohen.
Ndërkohë, kufijtë tokësorë të Azerbajxhanit vijojnë të jenë të mbyllur që nga pandemia e Covid-19, por autoritetet kanë hapur përkohësisht pikën jugore kufitare me Iranin, duke lejuar kalimin e atyre që zotërojnë leje të posaçme. Lëvizjet e fundit ngrenë shqetësime për një krizë të re humanitare në rajon, nëse përshkallëzimi ushtarak vazhdon.
© SYRI.net