A u thye armëpushimi? Irani mohon që të ketë qëlluar raketat ndaj Izraelit

A u thye armëpushimi? Irani mohon që të ketë qëlluar raketat ndaj Izraelit

10:32, 24/06/2025

BBC

Media shtetërore iraniane ka reaguar ndaj akuzave të Izraelit, duke thënë se Irani mohon raportet se ka lëshuar një raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një deklaratë ku thotë se ka urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të "përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit".

Për kujtesë, Irani ende nuk e ka konfirmuar sulmin.

Ministri i Jashtëm iranian deklaroi më herët se Irani do t’i ndalonte sulmet vetëm nëse edhe Izraeli ndalon të vetat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco