Forcat ajrore të Katarit kanë zmbrapsur me sukses sulmin me raketa nga Irani, duke interceptuar raketat në fluturim, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, në një postim në rrjetin X.
Ai shtoi se mbrojtja ajrore e Katarit pengoi sulmin dhe u përball me sukses me raketat iraniane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, tha se sulmi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në bazën al-Udeid është një "shkelje e sovranitetit dhe hapësirës ajrore të Katarit dhe e Kartës së OKB-së".
“Ne, në Shtetin e Katarit, rezervojmë të drejtën tonë për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt… këtij agresioni të hapur në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha al-Ansari në një deklaratë.
(IRGC). Sipas tij, baza ishte evakuuar paraprakisht, në përputhje me masat e sigurisë dhe protokollet parandaluese të miratuara.
Ditët e fundit, imazhe satelitore treguan largimin e dhjetëra avionëve luftarakë amerikanë nga baza ajrore Al Udeid, pranë Dohas në Katar, ku ndodhet komanda e përparuar e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).
Normalisht, kjo bazë është e mbushur me avionë transporti, avionë luftarakë dhe drone, por zhvendosja e tyre duket se është bërë si masë paraprake për të shmangur dëmtimin në rast sulmi, si ai që ndodhi sot në Lindjen e Mesme ku SHBA ka rreth 40,000 trupa të stacionuar.
© SYRI.net