Katari ka njoftuar se po pezullon përkohësisht trafikun ajror në hapësirën e tij ajrore, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se ky vendim është pjesë e një sërë masash paraprake që po merren në bazë të zhvillimeve të fundit në rajon.
Katari strehon bazën më të madhe ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Al Udeid Air Base, ku, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, jetojnë rreth 8,000 shtetas amerikanë, shkruan BBC.
© SYRI.net