Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet e naftës.
Trump, me sa duket i ka kërcënuar bizneset që të mbajnë çmimet e ulëta të naftës, edhe pse Irani ka kërcënuar të hakmerret pasi tre nga objektet e tij bërthamore u bombarduan të shtunën nga SHBA-të. Në një postim pasues, presidenti përmendi konkretisht Departamentin e Energjisë.
"Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!. Për Departamentin e Energjisë: shponi, shponi, shponi. Dhe bëjeni TANI, e them me bindje," tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social, duke shtuar në një postim tjetër.
Postimet vijnë pasi Irani u zotua të vriste brutalisht deri në 50,000 ushtarë amerikanë pas sulmeve të së shtunës vonë në mbrëmje. I frikësuar për jetën e tij, Trump thuhet se u ka dhënë zyrtarëve amerikanë një udhëzim të thjeshtë nëse Irani komploton vrasjen e tij.
© SYRI.net