Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Ali Shamkhani, një këshilltar i ngushtë politik i Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamene ka deklaruar se loja nuk ka mbaruar.
Në deklaratat që pasqyrojnë këmbënguljen strategjike të Teheranit, Shamkhani theksoi se pavarësisht shkatërrimit, materialet e pasuruara, njohuritë lokale dhe vullneti politik mbeten të paprekura.
Zyrtari iranian theksoi se iniciativa operacionale tani i përket atij që do të veprojë me zgjuarsi, duke lënë të dhëna për lëvizjen e ardhshme në tabelën gjeopolitike të shahut të rajonit.
© SYRI.net