Papa Leone XIV: Ndalni tragjedinë e luftës para se të bëhet një humnerë e pariparueshme

Papa Leone XIV: Ndalni tragjedinë e luftës para se të bëhet një humnerë e pariparueshme

14:02, 22/06/2025

Nga Alba Kepi

Sot në meshën e shenjtë të së dielës në Sheshin Shën Pietro në Vatikan, Papa Leone i XIV, para mijëra besimtarëve katolikë, përcolli alarmin e tij mbi cfarë po ndodh në Lindjen e Mesme duke e nisur me fjalët; "lajme alarmuese po vijnë sidomos nga Irani."

"Një skenar dramatik" e quan Papa, duke shprehur preokupimin se e gjitha kjo sjell rrezikun e harresës ndaj popujve që vuajnë.

"Kjo do të bëj që vuajtjet e përditshme të popujve të shkojnë në harresë, sidomos në Gaza ku mbështetja e ndihmës humanitare është emergjente".

"Sot më shumë se kurrë, humanizmi thërret e kërkon paqe", tha Papa Leone XIV.

"E kjo thirrje, u shpreh ai, gjatë meshës së shenjtë, kërkon përgjegjësi e arsye që nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve dhe e fjalëve retorike që nxisin konfilkt".

Sa urim aq edhe paralajmërim, Papa thotë : "që e gjitha kjo të ndalet, të ndalet kjo dhunë para se të bëhet një humnerë e pariparueshme".

"Të gjithë jemi thirrur në këtë kauzë se nuk ka konflikte të largëta kur mungon dinjiteti njerëzor".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco