Goditja e centraleve bërthamore të Iranit nga SHBA/ BE thirrje për uljen e tensioneve: Kthehuni në bisedime!

Goditja e centraleve bërthamore të Iranit nga SHBA/ BE thirrje për uljen e tensioneve: Kthehuni në bisedime!

10:28, 22/06/2025

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve, pas sulmeve amerikane në Iran.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë”, tha Kallas.

Ajo shtoi se Irani nuk duhet të lejohet që të ketë armë bërthamore dhe se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme të hënën.

Ishin vetë SHBA-të që njoftuan mbi sulmet ndaj tre impianteve bërthamore të Iranit.

Objektet bërthamore Fordo, Natanz dhe Esfahan janë “shkatërruar plotësisht” sipas presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump i kërkoi Iranit që të bëjë paqe, në të kundërtën tha se sulmet do të vazhdojnë.

Irani ka dënuar sulmet dhe tha se i rezervon vetes të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco