SHBA sulmoi bazat bërthamore të Iranit/ Ministri izraelit i Mbrojtjes: Vendim i guximshëm për të gjithë njerëzimin!

SHBA sulmoi bazat bërthamore të Iranit/ Ministri izraelit i Mbrojtjes: Vendim i guximshëm për të gjithë njerëzimin!

08:48, 22/06/2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e quajti vendimin e Trump për të goditur Iranin, si 'të guximshëm' për 'të gjithë njerëzimin', ndërsa situata gjeo-politike në rajonin e Lindjes së Mesme tashmë merr njjë kthesë tejet të rrezikshme, jo vetëm me pasoja për ta, por edhe për botën.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se vendimi i Presidentit Donald Trump për të goditur centralet bërthamore në Iran ishte "i guximshëm" dhe e bëri Izraelin dhe Lindjen e Mesme më të sigurta.

Në një postim në X të dielën në mëngjes, Gallant shkroi: "Presidenti Trump mori një vendim të guximshëm sonte për Shtetet e Bashkuara, për Izraelin dhe për të gjithë njerëzimin".

Gallant tha gjithashtu se Izraeli dhe Lindja e Mesme janë më të sigurta pas sulmeve të synuara të ushtrisë amerikane në tre centrale kryesore bërthamore iraniane.

Ai falënderoi IDF dhe Mossad, si dhe "bashkëpunimin e ngushtë me establishmentin e sigurisë", për bërjen e mundur të sulmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco