Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, dënoi sulmet ajrore të SHBA-së duke i quajtur “të turpshme” dhe deklaroi se Irani po ruan “të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij”.
"Ngjarjet e mëngjesit të sotëm janë të turpshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet të jetë i alarmuar për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale", shkroi ai në një postim në X (ish-Tëitter).
Araghchi shtoi se SHBA ka “kryer një shkelje të rëndë” të Kartës së Kombeve të Bashkuara si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndërkohë Irani ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë përgjegjës për sulmin e paligjshëm ndaj impianteve bërthamore paqësore. Kërkojmë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar këtë akt të paligjshëm dhe për të ndërmarrë masa për ta dënuar atë,” thuhet në kërkesën e Teheranit, cituar nga Al Jazeera.
SHBA bombardoi të shtunën tre objekte bërthamore në Iran, duke shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm në luftën e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.
© SYRI.net