Irani kërcënon: Do të godasim çdo dërgesë me ndihmë ushtarake për Izraelin

Irani kërcënon: Do të godasim çdo dërgesë me ndihmë ushtarake për Izraelin

21:25, 21/06/2025

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se çdo ndihmë ushtarake e dërguar drejt Izraelit do të konsiderohet një akt agresioni dhe do të bëhet objektiv legjitim për goditje.

Në një deklaratë të publikuar përmes televizionit shtetëror, një zëdhënës i ushtrisë iraniane theksoi se “çdo pajisje ushtarake apo sistem radari i dërguar me anije apo avion nga cilido vend për të ndihmuar regjimin sionist do të konsiderohet pjesë e agresionit ndaj Iranit”.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar në rajon, ku përplasjet mes Teheranit dhe Tel Avivit janë intensifikuar ndjeshëm. Irani ka shtuar retorikën kërcënuese ndaj vendeve që mbështesin ushtarakisht Izraelin, duke theksuar se do të reagojë ashpër ndaj çdo përfshirjeje të tillë.

Situata mbetet e ndërlikuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit./ La Repubblica - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco